Site icon Telegrafi

Hoti i premton Shpendit, ndihmë për Trafikun Urban të Prishtinës

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin diskutuan për implementim e projekteve të përbashkëta, për Trafikun urban të qytetit të Prishtinës si dhe për rritjen e bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me nivelin qendror, respektivisht Ministrinë e Financave për projektet të interesit të përbashkët.

Në këtë takim u diskutua lidhur me Garancinë Shtetërore për pajisjen me autobus të Ndërmarrjes Publike Trafiku Urban dhe gjithashtu u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarr për të përshpejtuar implementimit e këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Me ketë rast, ministri Avdullah Hoti shprehi gatishmërinë që të ndihmoj në realizimin sa më të shpejtë të projektit për mbështetjen e N. P. Trafikut Urban. /Telegrafi/

Exit mobile version