Telegrafi

Hoti e Bajrami:Të hapur për problemet e bizneseve

Për të realizuar programin qeverisës duhet të një partneritet i ngushtë mes sektorit publik dhe atij privat. Nëse mendohet për punësim dhe mirëqenie sociale sektori privat është ai që duhet të jetë shtyllë e arritjes së këtyre objektivave.

Kështu u tha sot në takimin e komunitetit të biznesit dhe ministrave të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

Safet Gërxhaliu, kryetari i OEK, tha se qeveria duhet t’i jap prioritet zhvillimit ekonomik të vendit dhe për të realizuar këtë program duhet një partneritet i ngushtë me mes sektorit publik dhe sektorit privat. “Është koha kur duhet të kemi një dialog vërtetë konstruktiv, dialog i cili është në funksion të zhvillimit dhe jo vetëm në funksion të kritikave të paargumentuara. 95 për qind të buxhetit kosovar është këtu, 95 për qind të të punësuarve të sektorit privat janë në këtë sallë”, tha ai.

Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se qeveria përveç hartimit të programit qeveritar ka ndërmarr një sërë aktivitetesh. Ajo po ashtu ka thënë se është e gatshme për t’i dëgjuar të gjitha problemet e bizneseve. “Kemi hapur dyert për problemet e juaja, po dëgjojmë barrierat e juaja…Ne po punojmë shumë që në fakt të iu tregojmë të gjithë juve që ambient i biznesit nuk guxon edhe tutje të mbetet peng i individëve të cilët kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare andaj edhe i kemi ftuar të gjithë komitetin e biznesit dhe të tjerët qytetarë që nga dita e parë që të jemi sa më bashkëpunues me ne”, tha Bajrami.

Ndërsa , ministri i Financave Avdullah Hoti me këtë rast tha se është dashur të balancohen nevojat në raport me mundësit buxhetore që ka shteti. “Nga këndvështrimi jonë si qeveri, ne është dashtë të balancojmë edhe nevojat buxhetore që kemi, pra çfarëdo ndryshimi që kemi, ligji të jetë i tillë që të mos e prek anën e buxhetit por në të njëjtën kohë të ofrojë stimuj për zhvillim ekonomik, t’i balancojmë këto dy nevoja”, tha Hoti.

Ai po ashtu ka përmendur edhe ndryshimet e TVSH-së si faljen e borxheve për të cilat tha se janë të njoftuar tashmë bizneset. Me këtë rast përfaqësues nga shoqata e naftëtarëve thanë se në disa raste janë të diskriminuar në ngarkesat e taksave. Po ashtu, bizneset kishin vërejtje edhe për politikat fiskale, tarifat e larta të energjisë. /Telegrafi/