Site icon Telegrafi

Hoti: Brukseli po jeton me frikë

Këshilltarja shqiptare në Parlamentin Evropian, Blerta Hoti, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se sulmet terroriste në Bruksel duhet ndarë nga çështja e refugjatëve sirianë në Europë, derisa ka shtuar se kryeqyteti i BE-së po jeton me frikë.

“Ka qenë ditë tronditëse, të gjithë banorët e Brukselit janë tronditur nga sulmet terroriste. Frika është shumë e madhe. Sulmet kanë ndodhur afër selisë së Bashkimit Evropian. Pas shpërthimeve në aeroportin e Brukselit, ndodhi edhe shpërthimi në metro”, ka treguar Hoti.

“Unë isha duke shkuar në punë. Nuk e kam marrë metronë. Para se të mbërrija në punë nuk ndodhi sulmi në metro. Unë e mora vesh përmes telefonit se kanë ndodhur sulmet. Delegacioni ynë i ka zyrat në katin e 14. Ne nga zyrat tona kemi vëzhguar atentatin”, ka shtuar ajo.

Ajo ka bërë thirrje që tri sulmet e sotme në Bruksel duhet të ndahen nga çështja e refugjatëve dhe emigracionit. 

Exit mobile version