Site icon Telegrafi

Hoti: Borxhet u falën për të ndaluar ikjet

Qeveria e Kosovës nëpërmjet faljes së borxheve synon ndalimin e migrimit ilegal të kosovarëve. Nga kjo falje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset që i kanë borxhe ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të organizuar enkas për faljen e borxheve ka bërë të ditur se do të bëjë edhe disa ndryshime në politikat fiskale me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe ambiente më të favorshëm për bizneset.
“Ky vendim e ka për qëllim krijimin e një perceptimi të ri për jetë më të mirë në Kosovë për të ndal ikjet e mëdha ky vendim dhe plot vendime që po merren në gjithë resorët qeveritare janë për të krijuar kushte më të mira . Ne jemi të vetëdijshëm që ky vendim do ti prek sidomos rastet sociale dhe familjet në të ardhura të ulëta të cilat nuk kanë pasur mundësi të kryejnë obligime ndaj shtetit. Komisioni në afet prej një muaj do të dal para qeverisë me propozimin se si do procedohet më tutje ky vendim dhe sit ë zbatohet në praktik. Qëllimi i këtij vendimi do të jetë që të falen borxhet e gjithë qytetarëve dhe bizneseve ndaj shtetit dhe ndaj ndërmarrjeve publike”, ka thënë ai.

Hoti, po ashtu ka bërë të ditur se do ndryshojnë qasjen e furnizimit të bizneseve me arka fiskale ku sipas tij brenda dy javësh do të bëjnë ndryshime në udhëzim administrative.

“Sa i përket furnizimit me arka fiskale deri më tash jo më shumë se gjysma e bizneseve që janë aktive janë fiskalizuar. Ne dëshirojmë të krijojmë ambientet që bizneset ta kenë më të lehtë që të fiskalizohen të kalojnë prej licencimit të furnizuesve të arkave fiskale kah certifikimi I pajisjeve fiskale që mund ti blejnë bizneset kudo. Unë besoj që për nja 2 javë deri sa ta finalizojmë këtë udhëzimin administrative do të përmbyllim këtë proces dhe do të fillojë një proces shumë intensiv I finalizimit të bizneseve”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu duke treguar për çështjen e faljes së borxheve që janë me procedura gjyqësore ka treguar se do të ketë ndryshime të ligjit të TVSH-së. “Për tre muaj unë do të dërgoj në parlament ligjin e ri të TVSH ndryshime në ligjin e TVSH-së në të ardhurat e korporatave që do të krijojnë lehtësira tatimore për të bërit biznes”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka njoftuar se nga e hëna inspektorët e ATK-së do të jenë në terren 24:00 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version