Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti ka folur për vizitën e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Hoti, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se vizita e Borrell ka për qëllim të jep mesazhin se BE-ja nuk heq dorë nga Ballkani dhe as investimet që ajo i ka bërë në këtë pjesë të Evropës.
Ai thotë se Borrell dhe mesazhin se përfshirja e SHBA-së është e mirëseardhur por BE do të ndjek agjendën për Ballkanin perëndimor.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se Rusia nuk do të jetë aktive në bisedime por sipas tij Rusia është faktor kyç në Këshillin e Sigurimit ku edhe mund të ndryshohet rezoluta për pranimin e Kosovës si shtet.
“Serbët tashmë kanë ndryshuar qasje ndaj amerikanëve. Vuçiq vet ka thënë se nëse Amerika nuk mbështet kërkesat e serbëve së paku i dëgjon ato kërkesa për dallim nga e kaluara”.
Duke folur për situatën aktuale politike, Hoti ka thënë se qeveria e pakicës do të ishte zgjedhje më e keqe e momentit për Kosovën në kohën kur vendi po kalon nëpër procese të rëndësishme ku duhet përfaqësim sa më i gjerë.
Ai megjithatë ka thënë se çdo formulë tjetër që do të lente jashtë subjektin e parë që ka dalë nga zgjedhjet nuk do të ishte e duhura./Telegrafi/