Luan Hoti, drejtor i Stacionit të autobusëve në Prishtinë ka treguar se si auto-transportuesit që po i mbajnë linjat e tyre janë duke pësuar humbje ekonomike.
Sipas tij, numri i qarkullimit të auto transportuesve është i limituar.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Shoqatën e auto transportuesve. Mënyra qysh auto transportuesit i mbajnë linjat nuk është e leverdishme. Auto transportuesit po pësojnë dëme në ekonominë e tyre. Ende është i limituar qarkullimi i auto transportuesve. Dje ka pas një rritje më të madhe, të qarkullimit të auto transportuesve, rreth 20 linja por nuk është numër i kënaqshëm”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu tha se nuk është i informuar nëse auto transportuesit janë duke u dezinfektuar.
“Nuk jam në dijeni nëse auto transportuesit po dezinfektohen. Me thënë të drejtën këtu në stacionin tonë në Prishtinë, nuk i kam parë që autobusët po dezinfektohen, ndoshta në ndonjë vend tjetër po, por këtu në stacion jo”, ka thënë ndër të tjera Hoti. /Telegrafi/