Site icon Telegrafi

Hotelierët thonë se kanë pranuar mesazhe me kërcënime terroriste gjatë ndeshjes së Super Kupës?! (Foto)

Rezervimet në disa hotele për akomodime gjatë Super Kupës së Evropës, janë anuluar pasi ka pasur kërcënime nga sulmet të mundshme terroriste në Shkup, thonë disa tifozë. Informacione të tilla tanimë disa ditë po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Plusinfo ka siguruar disa mesazhe, që siç thonë disa tifozë, ju kanë arritur nga hotelet në të cilat kanë rezervuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fotografi mund të shihet tekst në gjuhën angleze, që e ka marrë një tifozë i jashtëm nga hoteli në Shkup, ndërsa më pas e ka përçuar tek fanast e Manchester Unitedit në Maqedoni.

“Jemi të detyruar nga Qeveria të informojmë se kemi pranuar kërcënime nga sulme të mundshme terroriste më 7 dhe 9 gusht”, thuhet në fillim të mesazhit.

Nga Qeveria kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të tilla, si dhe për atë se kanë kërkuar nga hotelet që të dërgojnë mesazhe të tilla.

Fansat e Manchester Unitedit thonë se kjo është vetëm dredhi e hotelierëve që turistët t’i anulojnë rezervimet e mëparshme, pasi më pas të njëjtat hotele kanë ofruar akomodim për çmime më të larta./Telegrafi/

Exit mobile version