Site icon Telegrafi

Hotelierët kundër ndalesës së plotë të pirjes së duhanit

Hotelierët nga Maqedonia të hënën në Shkup do ta shprehin pakënaqësinë e tyre nga ndalesa e plotë e pirjes së duhanit, e cila hyn në fuqi nga fillimi i vitit 2010.

“Në 5 minuta para orës 12 Ligji evropian për hotelieri ose në 12 e pesë minuta fillimi i bankrotit të hotelierisë”, është apeli, të cilin do ta përcjellin hotelierët deri te ministritë kompetente, në konferencën për gazetarë në Shkup.

Hotelierët nga Shkupi, Ohri, Kumanova, Strumica, Manastiri, Gostivari, Tetova, Struga, Shtipi dhe Velesi, paralajmëruan se do t’i prezantojnë gjendjet aktuale me rregullativën për Mbrojtje nga duhanprirja, në pjesën, që ka të bëjë me sektorin e tyre.

Exit mobile version