Hotelierët kërkojnë ulje të TVSH-së të ushqimit nga 18 përqind në 5 përqind. Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë ka dorëzuar një kërkesë me 20 masa propozimi për Qeverinë, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Alsat M.
Ndër të tjera, hotelierët kërkojnë ndryshime në mënyrën e subvencionimit të turistëve, lehtësime dhe uljen e konkurrencës së pandershme me funksionim aktiv të shërbimeve të inspektimit.
Qëllimi i propozimeve është përmirësimi i kushteve për kryerjen e shërbimive të furnizimit në hotel. /Telegrafi/