Site icon Telegrafi

Hoteli me “xhungël” brenda: Kështu do të duket bukuria e radhës e Dubait (Foto)

Dubai tashmë është i njohur për ndërtesën më të lartë në botë, ishujt artificialë dhe për shpenzimet e tepruara që bëhen aty, por së shpejti aty do të jetë një ndërtesë e cila pretendohet se do të jetë shumë e famshme, gjithashtu.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aty pritet të ndërtohet hoteli i parë në botë me “xhungël” në të, i cili planifikohet të hapet në vitin 2018.

Lexo po ashtu 10,000 dhoma, 70 restorante dhe katër “pista” helikopteri: Në Mekë po ndërtohet hoteli më i madh në botë (Foto/Video)

Me një kosto të ndërtimit që raportohet të arrijë në rreth 300 milionë dollarë, Rosemont Hotel & Residences është shembulli i fundit i luksozitetit në Emirate.

Hoteli do të ketë 450 dhoma dhe suita në një kullë që do të ketë një holl në katin e 26-të, një pishinë në katin e fundit, si dhe shumë gjëra të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version