Site icon Telegrafi

Hoteli që ua ndalon hyrjen meshkujve, hapet resorti i ri në Majorca – u ndërtua ekskluzivisht për femrat që duan t’i ikin “stresit”

Një hotel i ri ka hapur dyert për pushuesit në Majorca – por aty nuk lejohen meshkujt. Bëhet fjalë për Soma Dona në Porto Cristo, që ekskluzivisht është hapur vetëm për femra që janë mbi moshën 14-vjeçare që kërkojnë “të ikin nga stresi dhe problemet e përditshme”.

Ky hotel ka 39 dhoma gjumi, pishinë, tarracë gjigante me restorant si dhe qendra masazhi dhe tretmane tjera të bukurisë. Ky hotel që është në pronësi të zinxhirët të hoteleve Som, është i pari i këtij lloji në Spanjë, ku për një natë qëndrim çdo femër obligohet të paguajë 85 euro, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në këtë hotel mund të qëndrojnë disa meshkuj – ata janë punonjësit që u shërbejnë pushuesve, e kjo bëhet me qëllim që të mos ketë diskriminim gjinor që edhe dënohet me ligjet e Spanjës.

Joan Enric Capella, drejtor ekzekutiv i Som Hotels, thotë se Som Dona është një projekt inovativ që do të vazhdojë ta ndihmojë Majorca të ndjek trendet e turizmit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version