Ata që duan të përjetojnë se si duket një natë në burg, kanë mundësi ta bëjnë në një hotel që ndodhet në Bangkok të Tajlandës.
Dhomat me tetë metra katrorë, janë adoptuar që të ngjajnë si qelitë, me rrethoja metalike dhe pak dritë, transmeton Telegrafi.
Që të ndjehen mysafirët si të burgosur, banjat, hapësira e ngrënies dhe shëtitorja në tarracë janë të përbashkëta.
Vizitorëve do t’ju bëhet një fotografi e njëjtë sikur e arrestuarve, çelësat janë të zëvendësuar me një kod, ndërsa do t’ju ofrohen pizhamet me vija.
Për këto hapësira që kanë një ndarje të lehtë mes burgut dhe rehatisë, duhet të paguhet rreth 40 euro për një natë. /Telegrafi/