Site icon Telegrafi

Hoteli nga vagonët e trenave, mbi një urë në Afrikë të Jugut – diçka që nuk ka pasur kurrë më parë

Një shërbim në rrugë si asnjëherë më parë.

Ky padyshim do të jetë një ndër hotelet më interesante të vitit 2020 – një grup prej 13 vagonësh treni do të “strehojnë” 31 dhoma luksoze të pozicionuara në një urë epike brenda Parkut Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e jetës së egër lokale do të jenë mundësi për mysafirët nga çdo dhomë – në fakt, kafshët përfshirë krokodilët, elefantët ka të ngjarë të shihen nga ura.

Hoteli i quajtur “Kruger Shalati” apo “Treni në Urë”, aktualisht është në ndërtim e sipër tek Ura e Selati me 300 metra lartësi, e ngritur pranë lumit Sabie në vitin 1912, njëherit pjesë e linjës hekurudhore.

Ura gjendej aty ku trenat sillnin dikur vizitorët e parë në Parkun Kombëtar Kruger në vitin 1920, ndërsa parkonin natën aty.

Exit mobile version