Telegrafi

Hoteli në Peru për ata që kanë guxim, nëse dëshironi të shkoni duhet të ngjiteni në 400 metra lartësi

Ky hotel nuk është për ata me zemër të dobët! Natura Vive Skylodge në Peru, i është i vendosur në periferinë e rajonit Kusko, duke ofruar pamje mahnitëse.

Për t’u akomoduar atje duhet të ngjiteni maleve me “zip-line”, por ia vlen të tentohet kjo ngjitje, transmeton Telegrafi.

Në rrethinë ka shumë gjëra interesante, e më e madhja është Machu Picchu që gjendet vetëm 12 kilometra larg hotelit.

Ngjitja në 400 metra lartësi përmes “via fërrata”, ky shteg me kabllo të çelikta në shkëmbinj është një aventurë në vete.

Mysafirët shpesh e quajnë qëndrimin në këtë hotel si aventurë unike, e përvoja që të kaloni natën është një nivel krejt tjetër.

Yjet dhe hënën duken jashtëzakonisht afër kapsulës së qelqit, duke krijuar përshtypjen se jeni në hapësirë. /Telegrafi/