Hoteli “b’Mine” që gjendet në aeroportin e Frankfurtit, i mundëson mysafirëve të parkojnë veturat e tyre në tarracë, në mënyrë që të mund t’i shohin nga shtrati.
Mysafirët e hotelit kanë vendparkim privat, e nga dhomat CarLoft, vetura arrijnë në tarracë përmes ashensorëve të veçantë, transmeton Telegrafi.
Mysafirët përpos që mund të shohin nga dhoma ambientin jashtë që i rrethon, mund t’i hedhin një sy nganjëherë edhe veturës së tyre.
Sapo të arrijnë në hotel, mysafirët regjistrohen, marrin kartelën dhe më pas me veturë shkojnë në dhomë. Ata kanë në dispozicion dy ashensorë që mund të transportojnë veturat dhe t’i futin direkt në tarracë.
Ky parking ka hapësirë të mjaftueshme për vetura evropiane, nga Volkswagen ID.3 e deri te Audi RS Q8. Për pronarët e veturave elektrike, do të kenë në dispozicion edhe mbushësit. /Telegrafi/