Ryogyong Hotel që ndodhet në Penian të Koresë së Veriut, pritet të hapet për herë të parë për ditëlindjen e 30-të.
Godina me 105 kate, që konsiderohet si hoteli më i madh në botë, ka filluar të ndërtohet më 1986, ndërsa pas tri vitesh është braktisur si i kompletuar në tërësi, transmeton Telegrafi.
Regjimi i atëhershëm i Kim Il-sungut kishte shpenzuar 560 milionë euro, për ndërtimi e objektit që pritej të rriste turizmin në vend. Por, kurrë asnjë vizitorë nuk ka fjetur apo shfrytëzuar shërbimet e tij.
Së fundmi, me ndezjen e dritave në tremijë dhomat e hotelit, janë ngjallur dyshimet se mund të rifillohet puna. Madje, zyrtarët e firmës egjiptiane Orascom, që kanë lidhje të ngushta me këtë hotel, si dhe disa kompani vendase, janë takuar në kryeqytetin korean, për të diskutuar këtë çështje.
Në anën tjetër, hoteli i përfolur se është i punuar me material të dobët dhe se ka ashensorë të shtrembër, është tentuar të vihet disa herë në funksion por pa sukses. /Telegrafi/