Site icon Telegrafi

Hoteli gabimisht ofron vikendin për një cent

Në ditën kur oferta është vendosur në faqen e internetit të hotelit “Crowne Plaza”, 25 kilometra larg Venecias, janë rezervuar 1.400 fjetje, ka njoftuar hoteli, e rezervimet, siç duket, do të pranohen të gjitha. Drejtoria e hotelit fillimisht ka menduar se ndonjë haker gabimisht e ka vendosur ofertën me gabim, ka thënë menaxheri i shitjes Fulvio Danesin.

Në fund është kuptuar se gabimi rrjedh nga Atlanta, në shtetin federal amerikan Georgia, ku edhe është zyra kryesore e e grupimit International Hotels të cilit i takon edhe hoteli afër Venecias. Për shkak të një centi në vend të 150 euro sa kushton zakonisht, e cila në faqe ka mundur të gjendet vetëm një natë, hoteli do të humbas 90.000 euro, ka thënë Danesin.

Exit mobile version