Telegrafi

Hoteli Domino i ndërtuar në ishull të brigjeve të Zanzibarit, ka 104 “vila” dhe pishinë në kulmin e kullës – shtrihet në 370.000 metra katrorë

Zanzibar Domino është një resort luksoz i ndërtuar në ishull që nga larg duket sikur të ishte loja e dominos.

Në fakt, inxhinierët u frymëzuan pikërisht nga kjo lojë e njohur. Jean-Paul Cassia, themelues dhe drejtor ekzekutiv i departamentit të dizajnit në xCassia, ka thënë se kjo kullë ishte paraparë të ndërtohet në Paris, transmeton Telegrafi.

Kjo kullë është e shtrirë në 370.000 metra katrorë dhe është ndërtuar në një ishull, që tërë kompleksin në brigjet e Zanzibarit e ka lidhur me ura.

Brenda këtij kompleksi do të ketë akuariume gjigante, salla konferencash për 1.000 pjesëmarrës, pishina në kulm dhe kinema private.

Aty do të jenë edhe 104 vila ekskluzive të punuara mbi ujë, dhe pritet të fitojë epitetin e hotelit me gjashtë yje. /Telegrafi/