Site icon Telegrafi

Hoteli i çuditshëm i divorcit! (Foto)

Të gjithë çiftet përpiqen të gjejnë një hotel sa më të bukur për muajin e mjaltit, por në Los Angelos po ndërtohet një hotel për procesin e kundërt: divorcin.

“Divorce Hotel” do të ketë tarifa nga 10 mijë deri në 15 mijë dollarë.

“Hyni të martuar dhe dilni të divorcuar”, është motoja e tij.

Ky hotel do të presë çiftet që duan të ndahen dhe me një skuadër avokatësh e juristësh do të realizojë divorcin teksa çiftet qëndrojnë në hotel, transmeton tema.

“Ideja është që të ndahen në qetësi të plotë, pa ndikime të jashtme. Ndoshta kur të jenë ballë për ballë pa njeri tjetër, do ta rimendojnë edhe njëherë këtë çështje”, thotë një prej ideatorëve.

Exit mobile version