Site icon Telegrafi

Hotelet më së shumti vizitohen në rajonin e Pejës

Numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj gjatë vitit tremujorit të tretë të vitit 2020, ishte 40,272 prej tyre 52.86 për qind ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 80,980 prej tyre 45.32 për qind nga vendorët.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, tremujori i tretë 2020”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell Telegrafi.

Kurse për sa i përket rajoneve që janë vizituar më së shumti është ai i Pejës.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Pejës, me 13 885 vizitorë dhe 38,188 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj.”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të këtij viti, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version