Telegrafi

Hotelet ende pa yje

Në vend funksionojnë shumë hotele dhe motele, por asnjëri nga ta nuk është i kategorizuar me yje. E hotelet në Kosovë me yje mund t’i kemi nëse fillon licencimi i tyre nga MTI-ja në muajin shtator.

Problem mbetet ende se në Kosovë nuk ka as një hotel i cili ka kapacitet për akomodimin e shumë mysafirëve.

Nijazi Shala, drejtor i Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tha se grupi punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për klasifikim dhe kategorizim të objektet hoteliere ka mbajtur një takim ku ka korrigjuar disa vërejtje nga Departamenti Ligjor i kësaj ministrie.

“Në një të afërme të shkurtër, shpresoj se jo me larg se fundi i shtatorit, do të fillojmë me implementimin e tij”, tha Shala për Telegraf. /Telegrafi/