Telegrafi

Hotelet dhe motelet në Bangladesh u kthyen në qendra kujdesi për të sëmurët me coronavirus

Janë 22 hotele dhe motele në pronë shtetërore në Bangladesh, që do të kthehen në qendra kujdesi për të sëmurët me coronavirus në, si dhe për shërbime të ndryshme në këtë situatë.

Këto qendra që tani kanë mbetur të boshatisura, sepse turistët janë larguar me kohë, do të përshtaten për nevoja shëndetësore, që të mund të shfrytëzohen për të mos u ngarkuar spitalet, transmeton Telegrafi.

“Hotelet dh motelet kanë qenë të boshatisura, andaj ato tani janë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, për çfarëdo që iu nevojiten. Më e mira do ishte, që të shfrytëzohen, vetëm për të pushuar mjekët dhe infermierët”, ka thënë Ram Chandra Das, që është kreu i një organizate që merret me turizëm.

Instituti i epidemiologjisë në Bangladesh, ka njoftuar për 30 raste të reja me coronavirus, që e ngritë në 482 numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë. Derisa 30 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit, 36 janë shëruar nga kjo sëmundje në Bangladesh.

Me frikën se mund të jenë infektuar me coronavirus, pasi kishin pasur kontakt me një polic të diagnostikuar, 66 policë është detyruar të izolohen në një stacion policor në Gopalganj.

Mostrat e 12 policëve janë dërguar në Dhaka për testim, derisa ditëve në vijim do të dërgojnë të gjitha, për të mësuar gjendjen e tyre. /Telegrafi/