Hoteleria, agjencitë e udhëtimit, informacioni dhe komunikacioni janë disa nga sektorët më të lartë të rritjes së shërbimeve.
Kwshtu thuhet nw raportin “Statistikat afatshkurtra të shërbimeve, qershor 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan Telegrafi.
“Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i Qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) në hotele 88.03 për qind, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 55.31 për qind, aktivitetet e arkitekturës dhe të inxhinierisë me 48.94 për qind, tregtia me 47.61 për qind, transporti dhe magazinimi me 38.93 për qind, agjencia e udhëtimit me 27.07 për qind dhe bar-restorantet me 21.26 për qind”, thekson ASK.
Ndërkaq, numri i të punësuarve në tregti ishte 34.85 për qind, aktivitete të arkitekturës dhe të inxhinierisë me 10.16 për qind, transporti dhe magazinimi me 9.83 për qind, hotele me 7.6 për qind, bar-restorante me 6.87 për qind, informacioni dhe komunikacioni me 6.83 për qind dhe agjencitë e udhëtimit me 4.41 për qind. /Telegrafi/