Site icon Telegrafi

Hotel për qen me pesë yje

Një natë e kaluar në këtë hotel i quajtur “Royvon” kushton 35 euro, por pronarët thonë se nuk është e shtrenjtë pasi vërtetë kushtet janë luksoze për qentë.

Gazetari i gazetës britanike “Mirror” vendosi t’i vërtetoj këto pohime, dhe e dërgoi qenin e tij në pushim. “Hoteli është i mrekullueshëm. Pronarët e qenve nuk duhet të kujdesen për kafshët e tyre kur t’i dorëzojnë në këtë hotel”, raportoi gazetari Richard Smith.

Sarah Draper e cila ka hapur këtë hotel thotë se qentë në hotel i kanë të gjitha kushtet e nevojshme si dhe ky vend është parajsë për mikun më të mirë të njeriut. /Telegrafi/
 

Exit mobile version