Telegrafi

Hotel luksoz për qentë afër aeroportit të Mynhenit

Drejtoresha e “Canis Resort” Sabine Gerteis ka njoftuar se nata në hotel për një qen kushton 80 euro.

Sipas saj, hoteli është i dedikuar para së gjithash për qentë e personave afaristë, e më çmim shtesë paguhet shërbimi i pritjes së pronarit në vet ndërtesën e aeroportit.

Secilit qen i takon nga një person i cili përkujdeset për të, ata ushqehen me ushqimet më kualitative e në mes shërbimeve të cilat i ofron ky hotel janë edhe qethja si dhe ndreqja e frizurës së qenve.