Të biesh në dashuri është lehtë, të planifikosh dasmën është vështirë. Mos e mundoni veten duke organizuar momentin më të lumtur të jetës suaj. Zgjidhja është e lehtë, përderisa Hotel GOLD në Prizren mendon për ju.
Një moment në jetë nuk shuhet kurrë. Dasma mbetet kujtimi më mbresëlënës në jetë, që përcillet edhe tek gjeneratat e ardhshme. Nga dy gjysma krijohet një tërësi, një çift, e jetët dhe brezat e rinj lindin nga ky bashkim. A nuk do të donit që këtë moment ta shënoni si duhet?
Restoranti i dasmave i këtij hoteli kujdeset të plotësojë çdo dëshirë tuajën. Kërkesat e juaja, idetë dhe gatishmëria e stafit e bën momentin më të lumtur të çiftit dhe të dasmorëve vërtet madhështor e të paharrueshëm. E vetmja gjë për të cilën do të mendoni ju është se si t’ia kaloni më mirë.
Këto detaje deri dje mundonin çiftet. Por, për to tash zgjidhje ka Hotel GOLD që dasmorëve ua sjell edhe një befasi: nusja dhe dhëndri zbresin në sallënga lartë, përmes liftit transparent, duke rrezatuar dashurinë dhe bukurinë e tyre.
Për të gjitha këto meritor është Valond Shahini, pronar i Hotel GOLD, që e ka bërë të pamundurën t’ju qëndrojë besnik vlerave kulturore dhe traditës së qytetit të Prizrenit, duke i ndërthurur ato me trendët modernë nga Perëndimi. Kujdesi i tij është shpërblyer me besimin që ia dhanë të tjerët. Vizitojeni ju Hotelin GOLD dhe do të bindeni për këtë.
Klikoni këtu për të vizituar faqen e hotelit në Facebook: https://www.facebook.com/hotelgoldpz
Artikull i sponsorizuar