Ian Campbell nga Country Down, është hospitalizuar dhe po mbahet nën mbikëqyrjen policore, derisa ta kthejë unazën e përpirë në ‘mënyrë natyrale’.
Turisti 54-vjeçar, ka shfrytëzuar rastin dhe vodhi unazën e 35 mijë eurove, derisa ndodhej për pushime në Marmaris të Turqisë, transmeton Telegrafi.
Pronari i biznesit e ka mbyllur brenda dhe njoftoi forcat e rendit, të cilët e shoqëruan për ta mbajtur në arrest.
“Unazën e ka ende në bark dhe po presim ta nxjerrë me nevojë, përndryshe do ta operojmë për t’ia nxjerrë stolinë e 2.5 karatëve” ka thënë një zyrtar policor.
Në anën tjetër, pasi të ketë nxjerrë unazën pritet që turisti irlandez të ekstradohet në vendlindje, ku do të vazhdojë procedura ndëshkuese mbi të. /Telegrafi/