Telegrafi

Hospitalizohet Michel Platini

Platini ishte duke darkuar me mysafirë të tjerë në restorantin Pigalle të Johannesburgut të premten mbrëma, para se të pësonte kolaps dhe të dërgohej me urgjencë në spital. Tabloidet angleze spekulonin për një infarkt të kreut të UEFA-s, por që këto më pas u mohuan nga zëdhënësit.

“Unë kam biseduar me asistentin e tij i cili ishte me të gjatë gjithë kohës dhe ai më ka thënë se është një zalisje e cila ka ardhur për shkak të ushqimit jo të rregullt, të ardhur si pasojë e ftohjes. Ai është në vetëdije dhe është shëndoshë. Spitali do të duhet të nxjerrë dhe testet tjera. Kur një person i mirënjohur pëson kolaps, ata e bëjnë këtë. Më kanë thënë të mos brengosem, nuk është asgjë serioze”.

“Kur njerëzit pësojnë kolaps atëherë ata e mendojnë më të keqen. Është një reagim normal njerëzor. Disa minuta më parë një person që ishte me të më tha të mos brengosem, nuk është asgjë serioze dhe se këto gjëra ndodhin. Shumë njerëz janë të ftohur këtu në Afrikën e Jugut, kanë grip. Është dimër. Ky është sqarimi më i mirë”, tha këshilltari i Platinis, William Gaillard. /Telegrafi/