Boksieri legjendar, Muhammad Ali, është shtrirë në spital pas problemeve me frymëmarrje, ka njoftuar një i afërm i ish-kampionit të botës.
Ali, 74-vjeçar, është duke u trajtuar nga mjekët dhe gjendja e tij konsiderohet e mirë.
Boksieri legjendar ishte diagnostikuar me Parkinson në vitin 1984, pasi la boksin.
Tre herë kampioni i botës u hospitalizua në janar të 2015-ës pas një infeksioni të rëndë në prostatë.