Site icon Telegrafi

Hospitalizohet djaloshi, pasi nëna e ushqeu me bretkosa të gjalla

Nëna djaloshit e njohur vetëm si Li, e ka detyruar djaloshin të hajë amfibet, që ta shëroi nga “epilepsia”.

Zonja Li, kishte vërejtur disa shenja tek djaloshi, që mendoi se janë epilepsi, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte këshilluar nga fqinje, që ta ushqej djalin me bretkosa, sepse sipas një tradite të lashtë kineze, ato e shërojnë sëmundjen.

Në fakt, bretkosat i shkaktuan një infeksion parazitar, që u kërkua intervenimi mjekësor.

Mjekët e kanë bërë operacion djaloshin dhe i kanë nxjerrë nga barku disa gjallesa, që i janë rritur si pasojë e bretkosave. /Telegrafi/
 

Exit mobile version