Telegrafi

“Horror Night” në Cineplexx sjell horrorin më të frikshëm të vitit!

Këtë të enjte, në kinemanë Cineplexx do të organizohet eventi “Horror Night” me premierën e filmit më të frikshëm të vitit IT Chapter Two.

Kinemaja Austriake në Prishtinë ka përgatitur event special për premierën e këtij filmi, me plot aktivitete. Për të ju përshtatur natyrës së filmit, Cineplexx ka bërë të ditur se për “Horror Night”, kinemaja do ta shndërrohet në një atmosferë horrori me dekorime të frikshme. Eventi fillon prej orës 18:30, deri në orën 23:00.

“IT Chapter Two” është vazhdimi i versioni të 2017, i bazuar nga njëri nga romanet me të shitur nga Stephen King. Pjesa e dytë i premton shikuesve skena te frikshme te cilat të mbajnë në ankth gjate gjithë kohës.

Ngjarja e filmit zhvillohet pas 27 viteve te takimit të parë mes fëmijëve dhe të tmerrshmin Pennywise, pjesëtarët e Klubit të Dështakëve, tashmë të rritur dhe të shpërngulur do të rikthehen nga një telefonatë tmerruese për t’i shpëtuar fëmijët të cilët janë duke u përndjekur nga Pennywise. Filmi është me regji nga Andy Muschietti dhe me aktorë kryesorë Bill Skarsgård, James McAvoy dhe Jessica Chastain.

Filmi do të shfaqet në teknologjinë 2D, në 13 orare në total. Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx, Albi Mall. Për më shumë rreth orareve klikoni këtu: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/IT-Chapter-Two/

artikull i sponsorizuar