Site icon Telegrafi

Horror në Ugandë, krokodili “merr me vete” nënën dhe foshnjën e saj

Autoritetet në Ugandë po i paralajmërojnë njerëzit që të qëndrojnë larg zonave me krokodilë, pasi një grua dhe fëmija i saj pesëmuajsh janë ngrënë nga një prej zvarranikëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti tragjik ndodhi kur Jesca Kabiira, nga rrethi i Kigalit, shkoi për të marrë ujë nga brigjet e liqenit Albert.

Derisa të tjerët njerëz munden të largoheshin kur e panë kafshën, krokodili kapi gruan dhe foshnjën e saj, të cilët nuk ishin në gjendje të largoheshin.

Siç thuhet më tej, trupat e tyre, me gjithë shpresën, nuk janë gjetur më.

Një dëshmitar okular ka thënë: “Banorët u përpoqën ta shpëtonin, por përpjekjet e tyre ishin të pafrytshme pasi krokodili me trupat e tyre ishte larguar”. /Telegrafi/

Exit mobile version