Site icon Telegrafi

Horror në Tiranë, gjendet një trup i copëtuar në rrugë

Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë.

Burime të policisë kanë thënë për Lapsi.al se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.

Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë.

Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupit i mungonin disa gjymtyrë.

Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës.

Policia nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen. /lapsi.al/

Exit mobile version