Një krim makabër ka tronditur Romën dhe mbarë Italinë, ku një 62-vjeçar dyshohet se në marrëzi e sipër ka vrarë e më pas ka bërë copa-copa motrën e tij.
Ngjarja e rëndë në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës.
Mediat italiane raportojnë se të dy motër e vëlla jetonin së bashku në një apartament, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për probleme ekonomike, përcjell BW.
Maurizio Diotallevi, pas disa orësh marrje në pyetje nga oficerët e krimi pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina.
Provat që kanë ‘fundosur’ 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.
Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.
‘Tgcom’ shkruan se fqinjët janë shokuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë që të ziheshin të dy motër e vëlla.
“Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë.”, rrëfehu fqinja.
Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër.