Policia britanike është deklaruar për një incident që ka ndodhur në qendër të Birminghamit, ku kishte pranuar një telefonatë për disa persona të therur me thikë, shkruan Sky News.
Ata ishin telefonuar gjysmë ore pas mesnatës dhe menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipet e ndihmës së shpejtë, transmeton Telegrafi.
Nga policia kanë bërë të ditur se aktualisht nuk mund të japin detaje se sa persona janë lënduar dhe sa serioze janë plagët e marra.
Kujtojmë që në qendrën e qytetit anglez Birmingham disa persona janë therur me thikë, kurse policia beson se të gjitha sulmet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ka bërë të ditur kryetari i Middlands, Andy Street.
“Është evidentuar një seri e tërë e incidenteve në qendër të Birminghamit dhe duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën, por ende nuk e kemi kuptuar motivin prapa këtij sulmi serik”, ka shtuar kryetari Street.
Në anën tjetër policia ka bërë thirrje për vëmendje, e një grua ka shpjeguar se si kishte parë “shumë persona duke u rrahur”. /Telegrafi/
BREAKING: Police have declared a major incident in Birmingham city centre after officers were called to reports of multiple stabbings.
The force said: "At this early stage it would not be appropriate to speculate on the causes of the incident."
More: https://t.co/JuhFdPE8LJ pic.twitter.com/jNicVQIrFy
— Sky News (@SkyNews) September 6, 2020