Telegrafi

Horror në pompën e derivateve: Punëtorja tenton të ndalojë burrin që mundohej të ikte pa paguar, por shikoni çfarë ndodh (Video, +18)

Shoferi i veturës Mazda ngjyrë hiri kishte ndaluar në një pompë të derivateve për ta mbushur me benzinë veturën, por në fund ishte munduar “ta shmang” një detaj – të paguaj benzinën.

Dhe këtë gjë kur e vërejti njëra nga punëtoret, vrapoi menjëherë në drejtim të tij për ta ndaluar. Por në vend se të ndalet, shoferi rrezikoi jetën e kësaj gruaje për vetëm disa litra benzinë, transmeton Telegrafi.

Ai pa u menduar dy herë e godet me veturë gruan e gjorë, të cilën e tërheq zvarrë për disa metra.

Pamjet e frikshme janë filmuar nga kamerat e sigurisë në pompën e derivateve, ndërsa e gjithë bota është shokuar me veprimin e shoferit të veturës. /Telegrafi/