Një vajzë e re ka gjetur vdekjen dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një aksident në një luhatëse gjigante në Indi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi të dielën në qytetin Anantapur në shtetin e Andhra Pradesh.
Siç thuhet më tej, ka qenë forca e rrëzimit ajo që ka hedhur vajzën dhjetëvjeçare nga luhatësja – dhe e cila vdiq më vonë në spital.
Gjithashtu, gjashtë vetë, përfshirë tre fëmijë, u lënduan dhe u dërguan në spital.
Pamjet shqetësuese, të regjistruara nga dëshmitarët në rrëzimin e tmerrshëm, janë ndarë nga gazetarët lokalë në mediat sociale.
Operatori i luhatëses gjigante thuhet se u sulmua nga një turmë e zemëruar pas rrëzimit.
Ata kanë thënë se e kishin vërejtur një problem të luhatëses, pas së cilës gjë e kishin paralajmëruar operatorin, i cili i kishte neglizhuar.
Pos kësaj, policia ndërhyri në sulmin ndaj tij dhe e ka arrestuar atë me dyshimin për shkaktimin e vdekjes për shkak të neglizhencës.
Luhatësja është konfiskuar nga autoritetet lokale dhe është nisur një hetim. /Telegrafi/
Joy ride turns fatal-
In a freak accident in #Anantapur district in #AndhraPradesh , a carriage of a giant wheel gave away at a village exhibition. A young girl succumbed to her injuries & 6 others grievously injured. Who would ever imagine something like this would ever happen! pic.twitter.com/zwsWs6aPXX— PAUL OOMMEN (@Paul_Oommen) May 28, 2018