Site icon Telegrafi

Horror në Japoni: Burri vret me thikë 19 persona dhe 45 tjerë plagosë rëndë (Foto/Video)

Të paktën 19 persona janë vrarë, kurse 45 tjerë janë plagosur në qytetin japonez Sagamihara, kur një burrë me thikë në dorë sulmoi qytetarët japonez. Sipas medieve japoneze, raportohet se sulmuesi është arrestuar nga policia.

Siq raportonë Associated Press, për masakrën e përgjakshme në Japoni, përgjegjës është burri i identifikuar si Tukuji Jamajuri (26). Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një ndërtesë në Sahamihari, jo shumë larg nga Tokio, transmeton Telegrafi.

Në ndërtesën ku është kryer masakra, shërben si qendër rehabilituese për invalidë dhe persona tjerë me nevoja të veçanta.

Sipas medieve japoneze, sulmuesi i ka 26-vjet dhe dikur ka punuar në këtë qendër rehabilituese, ndërsa pas arrestimit raportohet se sulmuesi i ka thënë policisë se “dëshiron një botë pa invalidë”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3t8AY01Ki3E

Exit mobile version