Site icon Telegrafi

Horror në Gjermani: Vritet nusja në ditën e martesës pasi refuzoi të martohet me kushëririn (Foto)

Një baba kurd, vajza e të cilit është qëlluar për vdekje në ditën e martesës në Gjermani, ka postuar në internet fotografitë e të bijës së shtrirë në dysheme plot gjak duke kërkuar drejtësi.

Ai ka shkruar në Facebook, se vajza e tij 21-vjeçe Shilan kishte refuzuar martesën e “rregulluar” me kushëririn e saj, dhe për këtë gjest ajo e ka paguar me jetë në ditën e martesës së saj në Hanover të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Ghazi H 50 vjeç, ka deklaruar se familja e tij kurde kishte ikur nga Iraku kur bija e tij ishte vetëm 3-vjeçe, dhe se ajo është rritur me vetëbesim si një qytetare gjermane, duke studiuar menaxhment në Hanover. /Telegrafi/

 

Exit mobile version