Hormoni kispeptin mund të ndihmojë në rivendosjen e funksionin reproduktiv te femrat, të cilat kanë mungesë të hormoneve seksuale, pohojnë hulumtuesit pranë Kolegjit Imperial në Londër.
Studimi i realizuar me dhjetë pjesëmarrëse, ka vërtetuat se kispeptina ka rol kryesor në rregullimin e prodhimit të hormoneve të cilët janë të lidhur me kontrollimin e ciklit menstrual.
Trajtimet aktuale të infertiliteti përfshijnë stimulimin e drejtpërdrejtë të vezoreve që në vete bart mundësinë e shtatzënisë së shumëfishtë, si edhe disa efekte tjera anësore negative.