Shkencëtarët pohojnë se trupi jonë i sintetizon rreh 100 hormone dhe 6 prej tyre janë të rëndësishëm për bukurinë e femrës.
Ato hormone kontribuojnë në elasticitetin e lëkurës, në ruajtjen e rinisë dhe kontribuojnë në disponimin e mirë.
Sidoqoftë, për arsye të panjohura, ndonjëherë trupi jonë dështon, nivelet e hormoneve zvogëlohen dhe një person fillon të plaket para kohe.
Por, lajmi i mirë është se ka disa metoda të mira se si mund ta riktheni balancimin e hormoneve.
Më poshtë i keni disa këshilla se si t’i mirëmbani nivelet optimale të hormoneve. Kjo do t’ju ndihmojë që lëkura t’ju rrezatojë, ndërkaq flokët dhe thonjtë do t’ju duket mahnitshëm.
Estrogjeni
Estrogjeni i nxitë qelizat e fibrolastit të prodhojnë kolagjen dhe elastin. Kur nivelet e këtij hormoni zvogëlohen, fillon shfaqja e rrudhave, ovali i fytyrës bëhet i pabarabartë dhe gjinjtë bëhen të varur.
Por, si mund t’i rritni nivelet e estrogjenit?
Mundohuni të konsumoni qumësht të sojës, oriz të kaftë, fara liri, perime dhe pemë të freskëta.
Shkencëtarët po ashtu pohojnë se produktet e mishit e ulin prodhimin e estrogjenit, prandaj rekomandohet ta zvogëloni konsumimin e proteinave nga kafshët.
Hormoni i rritjes (somatotropini)
Njerëzit kanë tendenca të futen në fazën e somatopauzës në një moshë të caktuar – fazë ku niveli i hormoneve të rritjes në gjak fillon të zvogëlohet. Kur nivelet e somatotropinit zvogëlohen, muskujt zvogëlohen ndërkohë që yndyra dhe rrudhat fillojnë të shfaqen në sasi të mëdha, madje edhe qëndrueshmëria zvogëlohet.
Yjet e Hollywood-it shpeshherë fillojnë të injektojnë hormone të rritjes, megjithatë kjo metodë ka shumë efekte anësore, siç janë ënjtja, dhimbjet e kokës, rritja e pakontrolluar e eshtrave dhe organeve të brendshme, etj.
Por, si mund t’i rritni nivelet e hormoneve të rritjes në mënyrë natyrale?
Më së shumti rekomandohet të merrni me ushtrime fizike. Provoni të bëni ushtrime kardio, por edhe ushtrime me pesha (10-15 përsëritje për secilin ushtrim).
Kortizoli
Niveli i lartë i hormonit të stresit, kortizolit, shpie në plakje të parakohshme. Varësisht nga lloji i lëkurës, efekti negativ i kortizolit mund të manifestohet në mënyra të ndryshme – duke filluar nga një ngjyrë e hirtë e fytyrës, në lëkurë të tharë, në rrudha të thella e deri në akne.
Por, si ta zvogëloni nivelin e kortizolit dhe stresin?
Pini mjaftueshëm ujë, sepse edhe dehidratimi i rritë nivelet e këtij hormoni. Dëgjoni muzikë të mirë, pasi që terapia me muzikë i zvogëlon nivelet e stresit dhe mundohuni të meditoni.
Insulina
Insulina i rritë nivelet e glukozës në gjak deh, kurdo që del jashtë kontrollit, menjëherë shfaqen shenjat e plakjes së parakohshme në lëkurë. Niveli i lartë i sheqerit shpie në shfaqje të rrudhave, por edhe në lëkurë të rrudhosur.
Për shkak të rritjes së lukozës, procesi i quajtur glukation funksionon më shpejt sesa që duhet në një moshë të caktuar dhe shpie në shkatërrim të kolagjenit dhe elastinit. Lëkura elastike pastaj bëhet delikate dhe e dehidratuar.
Si ta mbroni lëkurën nga sheqeri i tepërt?
Konsultohuni fillimisht me doktorin dhe me një specialist. Megjithatë, ka edhe krema dhe serume me retinoidë (vitaminë A dhe me derivate të veta) të cilat e stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Këto produkte të kozmetikës gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe E. /Telegrafi/