Telegrafi

Hormonet ndikojnë në gjidhënie

Revista shkencore Acta Obstetricia and Gynacologica Scandinavica ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga 180 shtatzëna, me ç’rast janë marrë parasysh faktorë të tillë, si mosha, shkollimi dhe duhanpirja.

Në bazë të të dhënave nga ky studim, autorët kanë ardhur deri te përfundimi se testosteroni ndikon negativisht në zhvillimin e indit gjëndëror në gji dhe kështu zvogëlon aftësinë për gjidhënie. /Telegrafi/