Te shumica e njerëzve gishti tregues është pak më i shkurtër se ai i mesmi. Mirëpo, në dorën e djathtë, me shtimin e sasisë së androgjenit në periudhën e zhvillimit të fetusit, dallimi është më i madh. Te femrat këta dy gishta janë gati identikë për nga gjatësia, derisa te meshkujt gishti tregues është më i shkurtër.
Hulumtimi i Bridlavit, ka treguar se sasia më e madhe e androgjenit mund të krijojë tendencën më shumë se normale drejt zhvillimit të orientimeve homoseksuale. Ai ka zbuluar që lesbiket i kanë duart më shumë si të meshkujve, që do të thotë se tek ato gishti tregues është pak më i shkurtër se gishti i mesëm, kur krahasohet me femrat me orientim heteroseksual.
"Rezultatet e hulumtimit tim në të vërtetë flasin se disa njerëz pikërisht janë homoseksual për shkak të ndikimit të sasisë së caktuar të androgjeneve në fetus. Te lesbiket fjala është për sasinë e madhe të testosteroneve në fazën prenatale", shpjegon dr. Bridlav.
Ndërkaq, kur është fjala për meshkujt, gjërat janë të natyrës shumë më të komplikuar. Te ta në të shumtën e rasteve nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejt ndërmjet gjatësisë së gishtave dhe orientimit seksual.