Telegrafi

Horizon School hap regjistrimet për gjysmëvjetorin e dytë

Ndërsa viti shkollor 2023/2024 ka filluar, Horizon School ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e regjistrimeve për gjysmëvjetorin e dytë, nga klasa e parë deri në klasën e 12-të. Nxënësit dhe prindërit inkurajohen të vizitojnë kampusin e Horizon School, ku ata mund të ndërveprojnë me stafin e shkollës, të shohin nga afër mjediset moderne dhe të mësojnë më shumë rreth mundësive unike që ofron Horizon School.

Si një pioner i arsimit privat në Kosovë, akredituar si Cambridge International School, Horizon School vazhdon traditën e saj 26-vjeçare në fushën e edukimit, për të ofruar arsim me përkushtim të palëkundur dhe cilësi të lartë.

Horizon School ka hartuar një kurrikulë dinamike për të nxitur një mjedis që inkurajon kuriozitetin, të menduarit kritik dhe pasionin për të mësuarit.

Horizon School ofron një kurrikulë të larmishme, duke përfshirë shkencët natyrore, teknologjinë, robotikën, shkencat shoqërore dhe artet.

Për më tepër, nxënësit mund t’i nënshtrohen testeve ndërkombëtare, për t’u pajisur me diploma të njohura globalisht dhe të përfitojnë nga mundësitë për studime jashtë vendit. Horizon School i kushton rëndësi të jashtëzakonshme përputhshmërisë edhe me institucionet arsimore vendore, duke zhvilluar mësimet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Për të siguruar vendin në klasë për gjysmëvjetorin e dytë, rekomandohen regjistrimet e hershme sepse numri i nxënësve është i kufizuar. Prandaj, ftojmë të gjithë prindërit e interesuari të regjistrojnë fëmijët e tyre ndërmjet nëntorit dhe janarit.

Për më shumë informacione në lidhje me Horizon School, procesin e regjistrimit, ose për të planifikuar një vizitë, ju lutemi kontaktoni:

Tel: 048 153 153

Email: info@horizonschool-ks.com

Lokacioni: Zona Ekonomike, pn. Konjuh (afër Prishtina Mall), Lipjan, Kosova

E ardhmja nis me ne!

Horizon School, a Cambridge International School