Telegrafi

Horizon School feston përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Në një atmosferë festive dhe plot krenari kombëtare, nxënësit e Horizon School sot kanë shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me një sërë aktivitetesh të cilat reflektojnë rëndësinë e Nëntorit për shqiptarët, një muaj që simbolizon lirinë dhe identitetin kombëtar. 

 

 

Kryetari i Këshillit të Shkollës, Besim Beqaj,  shprehu emocionet që kjo ngjarje ngjalli tek të pranishmit. 

 “Sot shkolla jonë ka organizuar një festë për Festat e Nëntorit. Një organizim i cili shënon Nëntorit, i cili është muaji i krenarisë kombëtare i cili fillon prej kohës së Skënderbeut, në Nëntorin e dytë shpalljen e Pavarësisë”, tha ai. 

Beqaj shtoi se ky muaj është i veçantë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën, pasi përmban edhe ngjarje të rëndësishme për kosovarët. 

“Po ashtu Kosova ka elementet e saja për te festuar në nëntor, pra ka ditëlindjen e Adem Jasharit dhe normalisht ditën e cila është sot dita e Forcës së Kosovës dhe njëkohësisht dalja e parë e Ushtrisë Çlirimtare në skenë”, shtoi Besim Beqaj. 

Performancat e nxënësve në këtë festë u shquajtën për nivelin e lartë artistik dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Kryetari i Këshillit thotë se nxënësit “na kanë impresionuar me një performancë të shkëlqyer, me një reflektim në histori që i bënë ata qytetar të përgjegjshëm aktiv, qytetar të cilët besojnë që kanë me qenë shtyllat bartëse të shtetit në të ardhmen.” 

Një ndër pjesët më të dalluara të programit ishte ajo artistike, e organizuar me kujdes të veçantë nga profesoresha e muzikës, Fatjona Matoshi.  

“Sot jemi mbledhur këtu për të festuar Ditën e Flamurit 28 Nëntorin dhe kemi organizuar një program mjaft të pasur me pjesë artistike ku në anën e muzikës është solo këngëtarët, kori dhe valltarët”, theksoi ajo. 

Matoshi shtoi se programi përmbante gjithashtu pjesë dramatike dhe recitale, duke e bërë atë një përvojë të mbushur me art dhe kulturë për të gjithë të pranishmit. 

Festa u mbyll me komente pozitive nga mësuesit, prindërit dhe të ftuarit specialë, duke vënë në pah talentin dhe përkushtimin e nxënësve të Horizon School, të cilët janë të përzgjedhur për të dëshmuar rëndësinë e traditës dhe ruajtjen e historisë kombëtare për brezat e ardhshëm. 

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Horizon School

Instagram: horizonschool.ks

Web: https://kcg-ks.com/