Site icon Telegrafi

Hoqi rrobat e shtrenjta dhe u vesh me lecka, që të kërkojë lëmoshë nga kalimtarët (Foto)

Në një stacion trenash në Liverpul të Anglisë, është parë një lypsar i paemëruar, që ka ndryshuar rrobat dhe është ulur që të kërkojë lëmoshë.

Pasi ka hequr një fanellë të shtrenjtë dhe një palë atlete sportive shumë të mira, ka veshur rrobe të shqyer që duken si lecka dhe është mbuluar me batanije, transmeton Telegrafi.

Parapërgatitjet para se të kërkojë lëmoshë

Por, para se të zë vendin e tij, një kalimtar që është bërë dëshmitar i kësaj skene, ia ka dalë ta fotografojë rastin.

“Më ra në sy fanella me ngjyrë kaltër të ndezur dhe shumë kualitative, të cilën e mbuloi me pallto të vjetër, kurse poshtë veshi pantallona të shqyera”, ka thënë dëshmitari në kushte anonimiteti.

Me veshje të vjetra, sipër atyre të shtrenjtave

“Së bashku me mua ishte edhe një grua e cila shikonte me mosbesim, derisa ky njeri u shndërrua në një të varfër dhe nisi të lypë para”.

Kjo ndodhi vjen në kohën kur kryetari i qytetit Joe Anderson, ka bërë thirrje që të identifikohen lypësit e rrejshëm dhe të ndihmohen vetëm ata që me të vërtetë kanë probleme. /Telegrafi/

Exit mobile version