Telegrafi

Hoqi 18 kilogramë për gjashtë muaj, si arriti të transformohet Albatrit Muqiqi?

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Artisti, i cili numëron një sërë hitesh, ka arritur të transformohet për disa muaj dhe ka hequr plot 18 kilogramë.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e ‘5 data’, ku ka zbuluar se si ka arritur të rikthehet në këtë formë të mahnitshme.

Albatrit Muqiqi (Foto: YouTube)

“Bëhen gjashtë muaj apo shtatë që jam në palestër, përkujdesja në ushqim normalisht ndoshta edhe puna e pandemisë kemi pasur më shumë kohë për t’u marrë më shumë me punë fizike, me vetveten më shumë pasi ne gjatë tërë kohës ishim në udhëtime”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albatrit Muqiqi

“Kështu që i kam lënë pak ushqimet, me ushtrime kështu shtatë muaj, pothuajse deri në 17 apo 19 kilogramë i kam humbur deri më tani”, ka thënë ai.

Kjo vërehet dukshëm edhe në disa prej imazheve e postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.

Krahas ndalimit të punës dhe aktiviteteve të tij, për Muqiqin pandemia e coronavirusit duket të ketë pasur edhe një anë mjaft pozitive. /Telegrafi/