Telegrafi

HOPS: Një tetë vjeçar përdoruesi më i ri i drogës në Maqedoni

Shoqata HOPS, të cilët sot prezentuan rezultatet nga hulumtimi “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik në Maqedoni” thanë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shëndetësisë, Arsimit dhe e Drejtësisë, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përfshirjes së palëve të tjera duhet të ndërmarrin qasje të koordinuar ndaj nevojave të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga HOPS, theksojnë se Ministria e Shëndetësisë në afat sa më të shkurtër të mundur duhet ta përfundojë dhe miratojë protokolin për trajtim të fëmijëve të cilët përdorin droga, të formohet grup punues multi sektorial i cili do të përpilojë program për trajtim, risocializim dhe kujdes për fëmijët të cilët përdorin droga.

Sipas tyre, praktikë e mirë për evidentimin e të dhënave për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik vërehet vetëm në dokumentacionin dhe punën e Këshillit Gjyqësor për parandalimin e kundërvajtjes fëmijërore dhe të Avokatit të Popullit./Telegrafi/