Seria e Honor X40 po e merr një variant GT dhe këtë e sugjeron një thashethem nga java e kaluar.
Ndërsa sot kompania e konfirmoi ardhjen e këtij telefoni dhe shpërndau një “teaser” për telefonin e mençur në ardhje.
X40 GT do të arrijë këtë të enjte, me 13 tetor, dhe do ta ketë një çip Snapdragon 888, përcjell Telegrafi.
“Teaser-i” zyrtar gjithashtu shfaqi 3 kamerat e pasme të vendosura në një “ishull” rrethor dhe të reshtuara në një formacion të shkronjës X bashk.
Pjesa e përparme do ta ketë një vrimë të vogël në mes, dhe GSM Arena shkruan se paneli i ekranit do të jetë OLED, duke e parë se modeli më pak i fuqishëm dhe më lirë ka një ekran AMOLED 120Hz.
Honor X40 GT veçse është shfaqur për para-regjistrim për blerje në shitësit kryesor në internet në tregun kinez, por që çmimi ende nuk është bërë i ditur.
Kanë mbetur edhe 3 ditë deri në eventin e publikimit, që do të thotë se ne presim të marrim më shumë detaje dhe t’i mësojmë veçoritë e tjera për këtë telefon, i cili fillimisht do të lansohet vetëm në tregun kinez. /Telegrafi/