Kompania kineze Honor ka prezantuar telefonin e ri të dedikuar për “gejmerët”, e bëhet fjalë për telefonin që është pjesë e serisë Honor 80.
Ata prezantuan Honor 80 GT, që ka një dizajn interesant dhe vjen në treg më ngjyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Kur bëhet fjalë për specifikat, kjo pajisje vihet në funksion nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen1+, ku në kombinim me 12/16 GB LPDDR5 RAM dhe 256GB UFS 3.1 e bën një telefon të pëlqyer.
Ekrani i telefonit është 6.6-inç dhe përdor panelin OLED me 120 HZ. Aty është edhe çipi i veçantë për ekranin, që rrit cilësinë e fotografisë gjatë lojërave.
Ka kamerë prej 54 MP (Sony IMX800), si dhe një tjetër prej 9MP këndgjerë. Telefoni ka bateri me kapacitet prej 4800 mAh si dhe mbushësin e shpejtë prej 66Ë. /Telegrafi/